Thursday, November 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI-Strugë: Struga 144 orë pa ujë të pijshëm, a ishte ky ndryshimi...

BDI-Strugë: Struga 144 orë pa ujë të pijshëm, a ishte ky ndryshimi që na u premtua?

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Strugë ka reaguar lidhur me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në qytet, duke theksuar se qytetarët po presin prej 144 orësh për ujë të pijshëm.
Në reagimin e publikuar, BDI-Strugë rikujton edhe një deklaratë të bërë gjatë konventës së VLEN-it, ku ishte thënë: “Unë vij nga Struga që rrethohet nga uji, por ujë nuk ka”.
“Struga 144 orë pa ujë të pijshëm! A ishte ky ndryshimi që na u premtua?”, thuhet në reagimin e BDI-së, e cila shpreh pakënaqësi për situatën aktuale dhe thekson se qytetarët vazhdojnë të jenë në pritje të ujit të pijshëm.
Nga BDI-Strugë, përmes këtij reagimi, rikthejnë në vëmendje premtimet politike dhe problemin e vazhdueshëm me furnizimin me ujë të pijshëm në qytet.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!