Nasufi fiton kupën “Boksieri më i mirë i Maqedonisë” në turneun Gongu i Artë.
Fundjavën që kaloj prej më datën 12 deri 15 Nëntor në qytetin e Shkupit u mbajt edicioni i 55-të me rradhë i turneut ndërkombëtar të boksit “Gongu i Art” ku morën pjes gjithsej 18 shtete nga e gjith Evropa.
Maqedoninë në këtë turne në kategorinë deri 70 kilogram e përfaqsoj dhe boksieri Strugan Alim Nasufi i cili pas një lufte mjaft aktraktive nga juria e këtij turneu u shpërblye me kupën “Boksieri më i mirë i Maqedonisë”. Nasufi ishte nën udhëheqjen e trejnerëve Fisnik Hani dhe Naser Haruni të cilët u shprehen mjaft të kënaqur me luften qe tregoj boksieri i tyre ku gjjthashtu cekën qe në edicionin e vitin 2023 Alim Nasufi ishte fituesi i këtij turneu duke e marr trofeun “Boksieri më i mirë” që i solli Gongun e Art të 4-tin për klubin e boksit “Sindi”-Strugë mbas Nasi Hanit në 2007 dhe Fatlum Zhutës në 2011 dhe 2012.
Një falemenderim i veçant shkon për bizniset që ndihmuan dhe përkrahen boksierin dhe trejnerët në këtë turne: “ENSAR GOLD”, “SILVER ONE STRUGA”, “DIAR COFFEE SHOP”, “KUPA INVEST”, “HOTEL ËMBLA”, “TRIM&LUM”, “TEMEFO”














