Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim shtesë në lidhje me veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Thaçi është shpallur fajtor për përpjekje për të ndikuar te personat zyrtarë në ushtrimin e detyrave të tyre, përmes veprimeve të përbashkëta, si dhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurës gjyqësore.
Ai është gjetur gjithashtu fajtor edhe për mosbindje ndaj gjykatës.














