Çmimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 2 denarë, përcjell TV21. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, edhe çmimi i naftës do të lirohet për 2,5 denarë për litër, ndërkaq çmimi i vajit esktra të lehtë do të lirohet për 3 denarë.
Çmimet e karburanteve sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Benzina BS-95 – 84 den/l
Benzina BS-98 – 86 den/l
Nafta 92,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 100,5 den/l














