Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) nesër do të marrë një vendim të ri për çmimet me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e marta në mesnatë.
Sipas çmimores aktuale, një litër benzinë EUROSUPER BS-95 aktualisht kushton 86 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shitet për 88 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i naftës dizel është 94,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri kushton 103,5 denarë për litër.
Ndërkaq, çmimi i mazutit aktualisht është 49,31 denarë për kilogram.














