Friday, November 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të vizitojë Manastirin më 22 nëntor,...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të vizitojë Manastirin më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të vizitojë Manastirin më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqiptar, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Sipas KDP-së, e cila u referohet burimeve partiake, Rama gjatë qëndrimit në Manastir pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e paralajmëruar vjen në kohën kur janë rikthyer debatet për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në shqip.

Ende nuk dihet nëse këto çështje do të diskutohen gjatë takimeve të kryeministrit shqiptar me përfaqësuesit politikë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!