Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema, një nga figurat e spikatura të gazetarisë shqiptare dhe promovimit të historisë kombëtare, ka zhvilluar një takim në Strugë, në ambientet e restorantit “Vanila Plaza”.
Marin Mema, i njohur për punën e tij të palodhur në dokumentimin e historisë, identitetit dhe gjurmëve shqiptare, është një emër që gëzon respekt të veçantë te shqiptarët kudo që jetojnë.
Takimi në Strugë përbën një moment të veçantë, duke sjellë në vëmendje lidhjen e fortë me këtë qytet me histori dhe tradita të pasura shqiptare.
Prania e gazetarit Marin Mema në Strugë është një rast i mirë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij në promovimin e historisë dhe vlerave kombëtare shqiptare.
(Struga Ekspres)














