Tuesday, November 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniAksident horror në Bullgari/ Përplasen mbi 50 automjete në autostradë, të paktën...

Aksident horror në Bullgari/ Përplasen mbi 50 automjete në autostradë, të paktën 10 viktima dhe 50 të plagosur (Video)

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth 50 automjete, mes tyre kamionë dhe autobusë, janë përfshirë në një përplasje masive në autostradën Trakia.

 

Sipas mediave të huaja, të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalet rajonale. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat vijojnë operacionet e shpëtimit. Disa persona raportohet se kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të dëmtuara.

 

Automjetet janë përplasur në të dyja anët e autostradës, ndërsa disa prej tyre janë përmbysur ose kanë dalë nga rruga.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit do të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!