Monday, November 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës:...

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të qartë se provimi i jurisprudencës nuk do të mund të jepet tërësisht në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar një zgjidhje që parasheh ndarjen e tij në dy pjesë.

Sipas Mickoskit, kandidatët do të mund ta japin pjesën e provimit që lidhet me studimet universitare në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë, përfshirë shqipen, turqishten dhe anglishten.

Megjithatë, pjesa që përfshin simulimin e procesit gjyqësor, përkatësisht procedurat penale dhe civile, do të zhvillohet detyrimisht në gjuhën maqedonase.

Kryeministri theksoi se qëndrimi i Qeverisë është që maqedonishtja të mbetet gjuhë e përbashkët në sistemin gjyqësor, duke argumentuar se kjo lidhet me sundimin e ligjit dhe jo me çështje politike.

Propozimi pritet të shqyrtohet në një nga mbledhjet e Qeverisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!