Dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda dhe pranë një automjeti të përfshirë nga flakët, në vendin e quajtur “Içeva Çeshma”, në Gorno Sello të Bogdancit. Njëra viktimë është identifikuar si 21-vjeçari V.G. nga Bogdanci, ndërsa identiteti i personit tjetër ende nuk dihet. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar më 3 nëntor, rreth orës 18:40. Policia ka gjetur trupin e 21-vjeçarit pranë automjetit, ndërsa pas shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë zbuluar edhe trupin e dytë brenda tij. Me urdhër të Prokurorisë, trupat janë dërguar për autopsi, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.














