Aksident në afërsi të Linit, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Lin.
Nga përplasja janë plagosur gjashtë persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit














