Monday, November 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSela pas fitores në Bërvenicë: Synimi i radhës Kërçova dhe Buteli

Sela pas fitores në Bërvenicë: Synimi i radhës Kërçova dhe Buteli

Rezultati i zgjedhjeve në Bërvenicë duket se ka forcuar ambiciet politike të Ziadin Selës dhe Lidhjes Shqiptare për betejat e ardhshme.

Pas fitores së Arkin Jahijit, Sela ka vendosur në fokus dy objektiva të tjerë politikë: rikthimin e Kërçovës dhe fitoren në Butel.

Duke uruar Jahijin dhe shqiptarët e Bërvenicës për rezultatin e arritur, Sela e përshkroi fitoren si një zhvillim të rëndësishëm, që sipas tij duhet të shërbejë si motivim për angazhim të mëtejshëm.

Ai vlerësoi vendosmërinë dhe punën e bërë gjatë procesit zgjedhor, ndërsa një falënderim të veçantë ia adresoi mërgatës shqiptare, për të cilën tha se edhe një herë tregoi mbështetjen dhe përkushtimin e saj.

Sipas Selës, fitorja në Bërvenicë nuk duhet të shihet si pikëmbërritje, por si një shtysë për sfidat që vijojnë, me synimin për rikthimin e Kërçovës dhe sigurimin e fitores në Butel.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!