Friday, October 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAgim Shemshiu nga Kumanova zgjidhet anëtar i Komisionit të Arbitrave në Federatën...

Agim Shemshiu nga Kumanova zgjidhet anëtar i Komisionit të Arbitrave në Federatën Evropiane të Shahut

Kumanovasi Agim Shemshiu, i njohur për angazhimin e tij si shahist dhe profesionist i dalluar, ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij sportive.

Federata Evropiane e Shahut (ECU) e ka përzgjedhur zyrtarisht atë si anëtar të Komisionit të Arbitrave (Arbiters Commission), njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo përzgjedhje përbën një vlerësim të veçantë dhe një konfirmim të kontributit të tij afatgjatë në botën e shahut, duke i dhënë njëkohësisht një përgjegjësi të re në rrugëtimin e tij evropian.

Në njoftimin e tij drejtuar miqve dhe opinionit publik, të shprehur në disa gjuhë, Shemshiu ka falënderuar udhëheqësinë e Federatës Evropiane të Shahut për besimin e dhënë, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në këtë sport:

“Këtë angazhim e kaloj si një mundësi të re për të kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi në zhvillimin e mëtejshëm të shahut dhe shahut gjykues në nivel evropian,” u shpreh ai.

Përveç pasionit dhe suksesit të tij në fushën e shahut, Agim Shemshiu është i njohur në opinion si Komandant i Policisë së Trafikut Rrugor në SPB Kumanovë, duke dëshmuar një ndërthurje të suksesshme mes detyrës zyrtare dhe suksesit në arenën sportive ndërkombëtare. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!