Thursday, October 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOsmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e...

Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze

Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës po zhvillon takime në Senatin francez, Asamblenë Kombëtare dhe institucione të tjera franceze, me fokus në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Në qendër të bisedimeve janë procesi i integrimit evropian, ngecja e Maqedonisë së Veriut në këtë proces, si dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit ndëretnik përmes respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Gjatë bisedimeve u shqyrtuan edhe mundësitë e integrimit gradual në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian, me qëllim që qytetarët të kenë përfitime konkrete nga procesi integrues edhe përpara anëtarësimit të plotë.

Osmani kërkoi një angazhim më të fuqishëm të Francës për të siguruar një interpretim të qartë, të njëtrajtshëm dhe të paekuivok të procesit të integrimit evropian të vendit, si dhe mbështetje në kuadër të marrëdhënieve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

“Nuk duhet të lejojmë që Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë proceseve kryesore evropiane në rajon. Është bërë shumë, do të thosha është investuar shumë, veçanërisht edhe nga Republika Franceze në këtë proces, për çka jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Por, është e qartë se kemi nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që procesi i integrimit të vazhdojë”, theksoi Osmani.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Marrëveshjes së Ohrit, si themel i stabilitetit, barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit. Osmani shprehu shqetësimet lidhur me zhvillimet që prekin të drejtat gjuhësore, përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e parimeve themelore të kësaj marrëveshjeje.

Ai theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian mbeten ngushtë të ndërlidhura me stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Vizita në Paris është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për dialog me partnerët evropianë mbi perspektivën e vendit dhe zhvillimet me rëndësi për rajonin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!