Më 28.10.2026, në orën 18:45, në fshatin Oktis të Strugës, zyrtarë policorë nga MPB Strugë e kanë privuar nga liria L.R. (27), pas një denoncimi të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht A.R. (46), po ashtu nga i njëjti fshat.
Ajo u ka deklaruar zyrtarëve policorë se kishte përdorur marihuanë dhe u ka treguar marihuanën, së bashku me një grirëse metalike, të cilat i janë sekuestruar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të paraqiten kallëzime përkatëse.














