Më 25.10.2026, rreth orës 01:00, në fshatin Misleshovë të Strugës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria N.P. (60) nga Shkupi.
Gjatë një kontrolli në komunikacionin rrugor, policia ka ndaluar një automjet të tipit „MG“, me targa të Strugës, të cilin e drejtonte 60-vjeçari. Gjatë testimit me alkooltestues, tek ai është konstatuar prania e 2,22 promilëve alkool në gjak.
Drejtuesi është përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, ndërsa me urdhër të prokurorit publik automjeti i është marrë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)














