Të premten pushim, qytetarët përfitojnë fundjavë të zgjatur
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë një ditë pushimi këtë të premte, më 23 tetor, me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
Duke qenë se 23 tetori lidhet me ditët e pushimit të fundjavës, e shtunë dhe e diel, qytetarët do të kenë në dispozicion një fundjavë të zgjatur prej tri ditësh.
Pas 23 tetorit, gjatë vitit 2026 mbetet edhe një festë tjetër zyrtare që do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët. Bëhet fjalë për 8 dhjetorin, Ditën e Shën Klimentit të Ohrit, e cila këtë vit do të shënohet të martën.














