SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi 46-vjeçar nga Ohri dhe një personi 72-vjeçar nga fshati Leshan, Komuna e Debërcës, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose lëndë shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre, të kryer me urdhër gjykate, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan 81 fishekë, të cilët i posedonin në mënyrë të paligjshme. Pas kësaj, të dy personat u privuan nga liria, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.














