Deputeti i Aleances per Shqiptarët (ASh) në demisioni “Dialog te Lajmi”, qe drejtohet nga gazetari Sefer Tahiri, nder te tjera ka folur edhe per veprimtarin e komandantin legjendar të UÇK-së Harun Aliu.
Deputeti Shaqiri: Mas andej Jeton Shasivari e ka pas mik Harun Aliun, e ka pas kryetar të partisë, e ka për obligim moral me zbulu rastin. Kushdo që të jenë ata njerëz të cilët janë involvuar në rastin, në rastet e tilla.
Gazetari Tahiri: Po thoni që zoti Shasivari ka qenë në raporte të afërta miqësore me zotin Harun Aliun. Një figurë emblematike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Shaqiri: Kemi për obligim jo vetëm veç ministri. Jo veç ministri i Drejtësisë, po gjithë, po ky asht më… Për momentin zoti Shasivari është më i thirrur se asht ministër i Drejtësisë, e ka autoritetin zyrtar për të cilin thjesht mund me kërku prej prokurorisë procesverbalet, me i pa, domethënë, me pa krimteknikën se çka ka ndodh, si ka ndodh, kush janë ata personat që kanë qenë në rastin konkret. Jo vetëm për këtë rast, po për gjithë rastet në fjalë.
Tahiri: Keni të drejtë se kanë qenë së bashku në Partinë Alternativa Kombëtare (AK).
Shaqiri: Përndryshe, unë uroj, uroj që zoti Shasivari ta ushtrojë detyrën e vet si ministër i Drejtësisë me gjitha kompetencat e plota.














