Tuesday, October 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM akuzon Mickoskin: Po e bllokon rrugën evropiane! Mali i Zi dhe...

LSDM akuzon Mickoskin: Po e bllokon rrugën evropiane! Mali i Zi dhe Shqipëria avancojnë drejt BE-së, Maqedonia mbetet prapa

LSDM-ja opozitare ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po e bllokon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendet fqinje po shënojnë përparim në procesin e integrimit.

Sipas LSDM-së, Mali i Zi ka mbyllur 21 nga 33 kapitujt e negociatave dhe synon t’i përfundojë ato këtë vit, ndërsa Shqipëria ka mbyllur një kapitull tjetër.

Opozita pretendon se izolimi i vendit lidhet me mungesën e reformave, interesat politike dhe frikën nga përgjegjësia për korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve publike.

Nga LSDM-ja kritikojnë gjithashtu vonesat në reformat e drejtësisë dhe mosrealizimin e premtimeve për përparim drejt BE-së, duke paralajmëruar se Maqedonia e Veriut po humb terren ndaj vendeve të rajonit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!