Saturday, October 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë trafiku në rrugën Resnjë-Ohër! Këto janë detajet nga MPB

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Resnjë-Ohër! Këto janë detajet nga MPB

Tre automjete udhëtuese janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën magistrale Resnjë–Ohër, pranë vendit të quajtur Ribnik, afër fshatit Krushje. Në aksident është lënduar rëndë një grua 68-vjeçare nga Manastiri.

Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti është raportuar dje në orën 15:40 në DPB Resnjë. Në të kanë marrë pjesë tri automjete me targa manastirase – një “Reno”, i drejtuar nga A.S. 69-vjeçar, me bashkëudhëtaren L.S. (68), një “BMW”, i drejtuar nga V.M. 51-vjeçar, me bashkëudhëtarin P.A. (55), si dhe një “Passat”, i drejtuar nga B.M. 57-vjeçar. Të gjithë janë nga Manastiri.

“Në aksident me lëndime të rënda trupore, të konstatuara nga një mjek i Spitalit Klinik të Manastirit, është lënduar bashkëudhëtarja L.S.”, informojnë nga MPB.

Vëzhgimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi i vëzhgimit i SPB Manastir.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!