Saturday, October 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMbipopullohen burgjet në Maqedoni, drejtori i Idrizovës kërkon amnisti

Mbipopullohen burgjet në Maqedoni, drejtori i Idrizovës kërkon amnisti

Burgjet në Maqedoninë e Veriut po përballen me problemin e mbipopullimit, për shkak të të cilit është rikthyer në diskutim çështja e zbatimit më të gjerë të masave alternative dhe mundësia e amnistisë për kategori të caktuara të personave të dënuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga “360 Stepeni”, në burgun e Idrizovës janë të vendosur 1.296 të dënuar, ndonëse kapaciteti i institucionit është 1.187 vende. Në burgun e Shtipit ndodhen 211 persona të dënuar, ndërsa kapaciteti është 139 vende. Në burgun e Prilepit janë të vendosur 134 persona, megjithëse janë paraparë vetëm 108 vende.

Drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, thekson se rritja e numrit të të burgosurve shton edhe shpenzimet për akomodim, ushqim, ujë dhe energji elektrike. Ai paralajmëron se do t’u dorëzojë institucioneve kompetente analiza mbi efektet e mundshme të një amnistie.

“Do të ishte mirë që të jepej sërish një lloj amnistie për disa vepra të caktuara penale, në mënyrë që të zvogëlohej numri i të burgosurve. Megjithatë, kjo mbetet çështje e politikanëve”, deklaroi ai për “360 Stepeni”.

Si një nga zgjidhjet e mundshme afatgjata përmendet zbatimi më i gjerë i sanksioneve alternative, ndër të cilat edhe probacioni – një masë që u mundëson personave të dënuar të qëndrojnë të lirë, nën mbikëqyrje dhe duke përmbushur detyrimet e përcaktuara nga institucionet kompetente.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!