Friday, October 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Ahmeti është me përvojë, por s’kam pasur takim

Mickoski: Ahmeti është me përvojë, por s’kam pasur takim

Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që me kreun e BDI-së Ali Ahmeti me vite nuk është takuar.

A jeni takuar kohën e fundit me Ali Ahmetit?

“Jo”, u shpreh shkurt Mickoski.

Kur për herë të fundit jeni takuar me Ahmetin pasi dikur e keni quajtur politikan me përvojë?

“Në parlament gjatë kohë ishte ajo. Shihni, unë për shumë njerëz kam thënë se janë njerëz që kanë kaluar gjatë kohë në politikë, nuk mund të thoni për njerëzit që kanë kaluar disa dekada në politikë se nuk janë politikanë pa përvojë, do të ishte…”, tha Mickoski.

Kur jeni takuar për herë të fundit?

“Nuk e di, në parlament, kur ka pasur pyetje deputetësh jemi takuar duke kaluar. Ndërsa nëse është pyetja se kur kemi biseduar, ka vite”, shtoi Mickoski.

I pyetur për komunikime eventuale, Mickoski shkurt u përgjigj “jo”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!