Nesër në Frëngovë të Strugës hapet Ordinanca e Mjekësisë së Përgjithshme “MEDICARE”, e cila do të funksionojë në kuadër të ambulantës së Frëngovës, njofton Struga Ekspres.
Në shërbim të banorëve të Frëngovës dhe fshatrave përreth do të jetë dr. Genci Kica, duke ofruar shërbime të mjekësisë së përgjithshme për komunitetin e kësaj zone.
Hapja solemne e ordinancës do të bëhet nesër, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Ndërsa, nga dita e shtunë, ordinanca do të fillojë punën me orar të rregullt:
E hënë – E premte: 07:30 – 15:00
E shtunë: 08:00 – 13:00
Me hapjen e “MEDICARE”, banorët e Frëngovës dhe të fshatrave përreth do të kenë më pranë tyre shërbimet e mjekësisë së përgjithshme.
(Struga Ekspres)

















