Thursday, October 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPunëtorët e sektorit privat kanë të drejtë në K-15, pagesa duhet të...

Punëtorët e sektorit privat kanë të drejtë në K-15, pagesa duhet të bëhet deri më 31 dhjetor

Punëtorët e sektorit privat edhe këtë vit kanë të drejtë në regres për pushimin vjetor, i njohur si K-15. Punëdhënësit kanë detyrim që pagesën ta realizojnë më së voni deri më 31 dhjetor. Për vitin 2026, shuma minimale e regresit është rreth 19.116 denarë, ndërsa shuma e saktë varet nga paga mesatare neto e paguar në periudhën që merret parasysh për llogaritjen.

Të drejtën për K-15 e kanë punëtorët që gjatë vitit kalendarik kanë qenë të punësuar te i njëjti punëdhënës të paktën gjashtë muaj pa ndërprerje. Regresi nuk është shumë e fiksuar paraprakisht. Sipas rregullave, ai duhet të jetë së paku 40 për qind e pagës mesatare mujore neto për punëtor në shtet, e paguar në tre muajt e fundit para muajit në të cilin bëhet pagesa. Punëdhënësi mund të paguajë edhe shumë më të lartë nëse kjo parashikohet me kontratën kolektive.

Për mospërmbushjen e detyrimit për pagesën e K-15 janë parashikuar sanksione financiare. Nëse punëtori detyrohet të kthejë regresin e paguar tashmë në para të gatshme, përveç sanksioneve të tjera, mund të vijë edhe dënim me burg deri në një vit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!