Thursday, October 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBFI-STRUGË ME LETËR NGUSHËLLIMI ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË PROKURORIT...

BFI-STRUGË ME LETËR NGUSHËLLIMI ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË PROKURORIT XHEMAL LLOGA

LETËR NGUSHËLLIMI ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË PROKURORIT XHEMAL LLOGA

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
(El-Bekare, 156)

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit Xhemal Lloga, nga fshati Novosellë i Strugës, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.

Në emër të Myftinisë së BFI-së Strugë dhe në emrin tim personal, familjes Lloga, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të dhimbshme.

I ndjeri Xhemal Lloga, për shumë vite, ushtroi detyrën e prokurorit në Strugë, duke ia kushtuar një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij shërbimit në sistemin e drejtësisë. Ndarja e tij nga kjo botë na kujton përkohshmërinë e jetës dhe të vërtetën e pashmangshme se çdo shpirt do ta shijojë vdekjen, ndërsa pas njeriut mbeten veprat, kujtimet dhe gjurmët që ka lënë në mesin e njerëzve.

Në këto çaste dhimbjeje, i lutemi All-llahut të Madhërishëm që ta mëshirojë të ndjerin, t’ia falë gabimet, t’ia pranojë veprat e mira, t’ia ndriçojë varrin dhe ta shpërblejë me Xhennetin Firdeus.

Familjes së tij i lutemi All-llahut t’i dhurojë sabër, forcë dhe qëndrueshmëri në përballimin e kësaj sprove të rëndë. Besimi ynë na mëson se ndarja nga kjo botë nuk është fundi i ekzistencës, por kthim tek Ai që na krijoi dhe tek i Cili të gjithë do të kthehemi.

Varrimi i të ndjerit Xhemal Lloga do të bëhet sot, e Enjte, më 8 tetor 2026, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Novosellë të Strugës.

All-llahu e pastë në mëshirën e Tij, ndërsa familjes dhe të gjithë atyre që e njohën e respektuan, ua lehtësoftë dhimbjen!

H. Adi ef. Murtishi
Myftiu i Strugës

Myftinia e BFI-së Strugë

Strugë, 8 tetor 2026

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!