Tuesday, October 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKoroshishti i Strugës hedh sërish dritë mbi historinë e lashtë (FOTO)

Koroshishti i Strugës hedh sërish dritë mbi historinë e lashtë (FOTO)

Koroshishti hedh sërish dritë mbi historinë e lashtë

Në Koroshishtë, toka vazhdon të nxjerrë në dritë gjurmë të një historie që për mijëra vjet ka qëndruar e fshehur nën të.

Zona e Liqenit të Ohrit dhe hapësira përreth Strugës lidhen në burimet dhe studimet historike me fise të lashta si Enkelejtë dhe Desaretët, ndërsa varret arkaike kanë nxjerr në pah pasurinë e këtyre zonave me artefakte nga druri deri te metalet me vlerë. Kjo tregon edhe një herë se këto zona jan banuar mijëra vite më herët.

Gërmimet e fundit kanë sjellë në vëmendje një tjetër varr të lashtë, i cili, sipas të dhënave paraprake, duket se i përket një individi me status të veçantë luftëtari. Në kompleksin e varrit janë evidentuar elemente të ndryshme që mund të lidhen me pajisjet dhe statusin e të varrosurit: një mburojë me diametër ende të papërcaktuar, helmetë, maskë prej ari, objekte metalike, enë, eshtra, si dhe mjete të lidhura me luftën, ndër to shtiza dhe shpatë.

Koroshishti nuk po tregon vetëm për një varr. Ajo po na jep mundësinë të kuptojmë më mirë si jetonin, si luftonin, si varroseshin dhe çfarë statusi kishin njerëzit që jetuan këtu mijëra vite më parë.

Materialet do të dekomponzohen dhe do t‘i bashkohen dhomës së dedikuar Koroshishtës në muzeun e Shkupit.

Patjetër që krye-arkeologu, drejtoresha e muzeut të Ohrit dhe persona të tjerë zyrtar u pyetën se pse nuk krijohen kushte për t‘i pasur më afër dhe për ta bërë edhe Strugën apo Ohrin vend tërheqës, ato u përgjigjën duke thënë se nuk janë të njëjtat kushte.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!