Tuesday, October 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAsnjëri nga katër ashensorët e Klinikave Interne në Spitalin Shtetëror nuk funksionon,...

Asnjëri nga katër ashensorët e Klinikave Interne në Spitalin Shtetëror nuk funksionon, pacientët barten në krahë

Asnjë nga ashensorët nuk funksionon në ndërtesën e Qendrës Klinike ku janë të vendosura disa klinika interne. Për shkak të këtij problemi, pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët lëvizin me karrocë, detyrohen të transportohen nëpër shkallë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në ndërtesë ka katër ashensorë dhe deri para disa ditësh funksiononte vetëm njëri prej tyre. Por pasi edhe ai u prish, klinikat mbetën pa asnjë ashensor funksional.

Ky nuk është rasti i parë që pacientët detyrohen të barten në krahë ose nëpër shkallë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në këtë ndërtesë janë të vendosura Klinika e Gastroenterohepatologjisë, Klinika e Nefrologjisë, si dhe Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

Qytetarët reagojnë se problemin e kanë raportuar disa herë, por deri tani ende nuk ka një zgjidhje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!