Saturday, October 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRriten çmimet e energjisë dhe të grurit: Kërcënim për xhepin në dimrin...

Rriten çmimet e energjisë dhe të grurit: Kërcënim për xhepin në dimrin e ardhshëm

Ndërsa lëndët e para në bursë shënojnë maksimumin e tre viteve të fundit, rritja e re e inflacionit në Evropë hap rrezikun e një importi më të shtrenjtë për Maqedoninë.

Raportet ekonomike të shtatorit sjellin lajme të pafavorshme për kostot e jetesës: rriten çmimet e energjisë dhe të grurit në nivel ndërkombëtar, ndërsa inflacioni në zonën e euros u ngjit në 3,8 për qind në baza vjetore. Sipas Eurostat dhe Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së (FAO), tregjet globale po përjetojnë tronditje çmimesh te lëndët e para bazë dhe te lëndët djegëse, gjë që krijon presion të drejtpërdrejtë mbi ekonominë maqedonase, e cila varet nga importi i ushqimit dhe i energjentëve, përcjell Pa Censurë.

Forca kryesore e rritjes së inflacionit në zonën e euros muajin e kaluar ishte energjia. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat, çmimet e energjentëve në shtator u rritën me 18,8 për qind në baza vjetore, një përshpejtim krahasuar me rritjen prej 14,3 për qind të shënuar në gusht. Kjo e çoi indeksin e përgjithshëm të çmimeve të konsumit në 3,8 për qind, niveli më i lartë që nga vjeshta e vitit 2023.

Ky rritje është gati dy herë më e lartë se objektivi i Bankës Qendrore Evropiane prej dy për qind. Në katër ekonomitë më të mëdha kostot po shkojnë lart: Italia shënon inflacion vjetor prej 4,1 për qind, Spanja 5,0 për qind, Franca 3,4 për qind, ndërsa Gjermania 3,3 për qind. Te fqinjët maqedonas që përdorin euron, Bullgaria shënon normë vjetore prej 5,6 për qind, ndërsa Greqia 5,1 për qind.

Paralelisht me tregun e energjisë, po shtrenjtohen edhe kulturat bujqësore. Indeksi i FAO-s tregon se gruri në shtator u shtrenjtua me 6,3 për qind krahasuar me gushtin, që përfaqëson çmimin më të lartë në bursat botërore në tre vitet e fundit. Agjencia e OKB-së thekson se shtrenjtimi është pasojë e drejtpërdrejtë e ndërprerjeve logjistike në rajonin e Detit të Zi dhe e thatësirës që preku rajonet bujqësore në Amerikën e Veriut.

Në bursat botërore nuk qëndrojnë qetë as artikujt e tjerë ushqimorë. Sheqeri për vetëm një muaj shënoi shtrenjtim prej 6,1 për qind, misri u rrit me 5,6 për qind, ndërsa vajrat bimore me 0,9 për qind, të nxitur nga kërkesa më e lartë për vaj palmë. Ndryshe prej tyre, rënia te mishi ishte 1,1 për qind, ndërsa produktet e qumështit mbetën në të njëjtin nivel, transmeton Pa Censurë.

Furrtarët dhe përpunuesit maqedonas që gjatë verës paralajmëruan se mbajtja e çmimeve ekzistuese të bukës po bëhet e vështirë për shkak të kostove më të larta të prodhimit dhe transportit. Për momentin nuk ka njoftim për një valë të re shtrenjtimi të bukës në dyqane, kryesisht për shkak të stokëve të grurit të blera më parë me çmime më të ulëta nga korrja e kaluar.

Megjithatë, industria ushqimore punon me lëndë të para kontratat e blerjes së të cilave së shpejti do të duhet të rinovohen me çmimet e reja të bursës. Në kushte kur tregu i brendshëm nuk ka mjaftueshëm grurë të vetin për të mbuluar nevojat, ndërsa rryma e importuar dhe derivatet e naftës po bëhen më të shtrenjta, hapësira e kompanive për të absorbuar vetë tarifat e reja po ngushtohet gradualisht.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!