Friday, October 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLULZIM NASUFI: FENOMENI “GYSI” DHE DËMET NË SHOQËRINË TONË NGA “KRYETARËT NËN...

LULZIM NASUFI: FENOMENI “GYSI” DHE DËMET NË SHOQËRINË TONË NGA “KRYETARËT NËN HIJE”…!?

FENOMENI “GYSI” DHE DËMET NË SHOQËRIN TONË NGA “KRYETARËT NËN HIJE”…!?

Në shoqërinë tonë, ka funksionuar dhe funksionon një fenomen i çuditshëm, e që bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe më problematik: njerëz me shumë privilegje pa asnjë funksion publik, pa përgjegjësi institucionale, pa pozicion në strukturën e ndonjë subjekti politik dhe shpesh pa ndonjë angazhim të dukshëm profesional, sillen sikur janë “KRYETARË NËN HIJE”.
Ndikojnë, ndërhyjnë, rekomandojnë, negociojnë dhe shpesh krijojnë përshtypjen se pushteti i vërtetë nuk ndodhet aty ku është marre mandati politik nga populli, por aty ku zhvillohen pazaret në hije.

Ata japin urdhra, ndërhyjnë në vendimmarrje, caktojne udhëheqës institucionesh, ndërhynë në tendera dhe tjetërsime të pronës publike, ndërhyjnë në punësimet nga më të zakonshmet deri në ato më me përgjegjësi, ndajnë njerëz në “tanët” e “atyre”, dhe krijojnë përshtypjen sikur kanë më shumë pushtet se ata që mbajnë zyrtarisht përgjegjësi. Më shqetësues është fakti se, pikërisht këta “të papunë e politikanë nën hije” në shumë raste përmenden nëper afera skandaloze, ndikime të dyshimta dhe pazare që dëmtojnë interesin publike e shoqeror.

Ky fenomen në shoqërine tonë “kuazi demokraci”, është një nga plagët më dëshpëruse në politikbërjen e kohës : pushtet pa mandat dhe ndikim pa përgjegjësi.

Nuk mund të kërkohet dhe nuk mund të presësh transparencë dhe llogaridhënije nga institucionet dhe udhëheqësit publik perdërisa pushteti i vërtetë ushtrohet pas perdeve.

Nëse dikush nuk mban asnjë detyrë, nuk është zgjedhur nga askush dhe nuk ka përgjegjësi institucionale, atëherë kujt i përgjigjen nga kush kontrollohen këto përsona për vendimet dhe ndikimin e tyre?
Shoqëritë moderne nuk kanë nevojë për “Kryetarë nën Hije me plotë privilegje dhe asnjë përgjegjësi”, kanë nevojë për institucione, transparencë, llogaridhënie dhe njerëz që mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë.

Lulzim Nasufi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!