MPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.C. (62) nga fshati Vranishtë i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sipas nenit 288 të Kodit Penal – “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Më 25.08.2026, duke i vënë zjarrin barit të thatë dhe shkurreve, ai ka shkaktuar zjarr në një hapësirë të hapur në territorin e fshatit Llozhan të Strugës.
Pas masave të ndërmarra, punonjësit e policisë e kanë arrestuar dhe privuar nga liria.














