Wednesday, September 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksion policor në Maqedoni, policia po bastis në 30 lokacione!

Aksion policor në Maqedoni, policia po bastis në 30 lokacione!

Prilepi që nga orët e hershme të mëngjesit është nën prani të shtuar policore, ndërsa në disa lokacione janë vendosur njësi speciale dhe zyrtarë policorë të uniformuar.Sipas informacioneve fillestare, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Byrosë për Siguri Publike, po zhvillon kontrolle dhe bastisje në rreth 30 lokacione në qytet dhe rrethinë.Aksioni është i koordinuar dhe, sipas informacioneve jozyrtare, është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj një strukture të dyshuar kriminale të organizuar. Hetimi dyshohet se lidhet me aktivitete të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike.Jozyrtarisht, në mesin e personave që janë përfshirë në kontrolle ndodhen edhe pjesëtarë të strukturave policore, për të cilët po hetohen lidhje të mundshme me persona ose aktivitete që janë objekt i hetimit.Në terren ndodhet një numër i madh i zyrtarëve policorë, ndërsa kontrolle dhe bastisje po kryhen në disa lokacione në Prilep dhe në zonën përreth.Deri tani, MPB-ja nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksionin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!