Monday, September 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë trafiku, humb jetën shoferi i kamionit

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën shoferi i kamionit

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish, në pjesën ndërmjet fshatrave Vasilevë dhe Vladevci.

Aksidenti është raportuar rreth orës 12:40. Sipas informacioneve fillestare, një kamion “Ford” me targa të Strumicës ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në drejtimin Strumicë–Radovish është ndërprerë.

Ekipet policore ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!