Sunday, September 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë pranë fshatit Openicë të Ohrit, 5 të lënduar

Aksident i rëndë pranë fshatit Openicë të Ohrit, 5 të lënduar

Më 19.09.2026, në orën 17:30, në rrugën magjistrale Ohër–Resnjë, pranë fshatit Openicë të Ohrit, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti tip „Suzuki Vitara“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J.R. (67) nga Britania e Madhe, dhe një automjeti tip „Opel“, me targa të Manastirit, i drejtuar nga H.B. (28) nga fshati Bukovë i Manastirit.

Si pasojë, në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, D.S. dhe I.Z., pasagjerë në automjetin „Opel“, janë konstatuar me lëndime të rënda trupore.
Ndërsa M.J.R. (drejtuesi i „Suzuki Vitara“) dhe A.S. dhe A.S., pasagjere në automjetin „Opel“, në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër u janë konstatuar lëndime trupore.

Me udhëzim të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të aksidentit e ka kryer një ekip i SPB Ohër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!