Më 17.09.2026, në orën 14:15, në rrugën e Mislleshovës në Strugë, gjatë një aksioni të koordinuar nga zyrtarët policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Ohër dhe DPB Strugë, është privuar nga liria D.N. (44) nga Ohri.
Pasi ka vërejtur zyrtarët policorë, të cilët ndodheshin në një automjet taksi me të cilin po udhëtonte, ai është përpjekur të gëlltisë dhe më pas të asgjësojë dy paketime me një substancë të bardhë pluhurore. Megjithatë, është penguar dhe paketimet i janë konfiskuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.













