Shkruan: Adi Krasta
Lufta e shqiptarëve për liri e pavarësi është e shenjtë dhe e paluajtshme. Por tash na duhet të bëhemi më të mirë me veten. Të na bëhet e kuptueshme se si shqiptarë kemi qenë vetëm dhe me gjasë vetëm do na duhet të qëndrojmë në vazhdimësi.
Të qenët të bashkuar po bëhet e domosdoshme, nëpërmjet sakrificave nga të cilat nuk paskemi mësuar.
Qeveritë shqiptare të përmenden nga dehja e narcisizmit. Të punojnë me profesionalizëm dhe ndershmëri për ta dashur Shqipërinë. Shqipëria e vogël apo e madhe ka nevojë për shqiptarë të mëdhenj.
Militantët partiakë kanë përpara një alternativë: të humbasin së bashku ose të mençurohen për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se luftërat e politika duhet të kenë një synim final, të mirën e vendit.
Bashkimi federativ i trojeve shqiptare të lajmërohet sa nuk është vonë, për çdo pjesë të trojeve që i është drejtuar vetëshkatërrimit.
Popullata shqiptare ose të kuptojë e të jetojë për demokratizimin e brendshëm ose të tkurret përfundimisht.
Kjo që po ndodh është vetëm goditja e parashikuar e radhës që sërish na gjeti të papërgatitur.













