Tuesday, September 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë muaj stazh do t’ju kushtojë 100 euro – për dy vite...

Një muaj stazh do t’ju kushtojë 100 euro – për dy vite rreth 2.500 euro

Blerja e një muaji stazh pensioni do t’ju kushtojë rreth 100 euro, sipas ndryshimeve të paralajmëruara, të cilat tashmë janë në procedurë qeveritare.

Siç shpjegoi dje ministri i Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, në emisionin „360“, qytetarët të cilëve u mungojnë deri në dy vite stazh do të duhet të paguajnë kontributet pensionale. Shuma do të llogaritet në bazë të gjysmës së pagës mesatare të paguar gjatë vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh se paga mesatare vitin e kaluar ka kaluar 45.000 denarë, kontributet për Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në masën prej rreth 19 për qind, do të kalonin 12.000 denarë. Gjysma e kësaj shume është pak më shumë se 6.000 denarë.

Kështu, çdo muaj stazh që ju mungon, deri në kufirin prej dy vitesh, do t’ju kushtojë pak më shumë se 100 euro.

Ndërsa personat të cilëve u mungojnë plot dy vite stazh do të duhet të paguajnë rreth 2.500 euro, duke fituar kështu mundësinë për të përmbushur kushtin dhe për të realizuar të drejtën e pensionit.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!