Më 14.09.2026, në ora 15:15, në MPB Strugë është raportuar se B.M. (70) nga fshati Oktis i Strugës ka rënë në një gropë të hapur për pus në oborrin e një shtëpie në fshat, ku punimet po kryheshin nga një kompani ndërtimore.
Trupi i tij është nxjerrë nga pjesëtarët e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Strugë, ndërsa mjeku nga Shtëpia e Shëndetit në Vevçan ka konstatuar vdekjen, pa shenja dhune.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga prokurori publik, përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe ekipe policore. Mbi trupin e të ndjerit do të kryhet autopsi.













