Monday, September 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKërcënoi kryeministrin në rrjetet sociale, kërkohet paraburgim për 39-vjeçarin

Kërcënoi kryeministrin në rrjetet sociale, kërkohet paraburgim për 39-vjeçarin

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë ndaj një 39-vjeçari nga fshati Çerkez, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i sigurisë” nga neni 144, paragrafi 5 i Kodit Penal.

I dyshuari, përmes mesazheve në rrjetet sociale, ka fyer dhe kërcënuar kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke vlerësuar rrethanat e kryerjes së veprës, rrezikun e arratisjes, si dhe faktin se i dyshuari dyshohet edhe për vepra të tjera penale nga fusha e krimit të dhunshëm – dhunë dhe fajde, si dhe për një numër të madh kundërvajtjesh për prishje të rendit dhe qetësisë publike – prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas provave të siguruara lidhur me sjelljen e tij të mëparshme, bëhet fjalë për një person konfliktual, i cili përfshihet vazhdimisht në debate, kërcënime dhe përleshje fizike me persona që kanë bërë kallëzime ndaj tij.

Prokuroria vlerëson se ekziston rrezik real që sjelljet e tij agresive të përshkallëzohen në vepra më të rënda penale, me pasoja që mund të rrezikojnë jetën e personave ndaj të cilëve janë drejtuar kërcënimet.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!