Monday, September 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQeveria solli vendim: TVSH për karburantet ulet nga 18 në 10 përqind,...

Qeveria solli vendim: TVSH për karburantet ulet nga 18 në 10 përqind, pritet ulja e çmimit të naftës

Qeveria njoftoi në seancë se mori Vendimin me të cilin TVSH ulet nga 18% në 10%. Qëllimi i vendimit, siç thuhet në njoftim, është të zbutë drejtpërdrejt goditjen e çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë në kushte të gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së shqetësimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës.

Sipas llogaritjeve të Qeverisë, me uljen e TVSH-së nga 18% në 10% do të zbutet ndjeshëm rritja e pritur e çmimeve të karburanteve.

“Për naftën, në vend të rritjes së rregullt të pritur prej rreth 5 denarësh, me këtë masë pritet ulje prej rreth 2 denarësh. Kjo do të thotë zbutje totale e goditjes së çmimeve prej rreth 7 denarësh, ku çmimi i ri do të ishte rreth 99 denarë për litër. Për benzinat, sipas llogaritjeve, pritet rritje prej rreth 3,5 denarësh, që do të thotë se çmimi i ri do të ishte rreth 100,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-95, përkatësisht 102,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-98. Norma e privilegjuar e tatimit prej 10% do të zbatohet nga ora 00:01 e 15 shtatorit 2026 deri në orën 24:00 të 28 shtatorit 2026”, thuhet në njoftim.

Me këtë vendim, siç thonë nga Ilindenska nr.2, Qeveria merr një masë konkrete dhe të përkohshme për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e ngarkesës financiare dhe mbështetjen e ekonomisë në kushte të gjendjes së krizës.

“Qeveria vazhdon të ndjekë me kujdes situatat në tregun e derivateve të naftës dhe të marrë masa në interes të qytetarëve dhe ekonomisë”, thuhet në njoftimin qeveritar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!