Thursday, September 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBurrë e grua gjenden të vdekur në banesë, vajza i raportoi të...

Burrë e grua gjenden të vdekur në banesë, vajza i raportoi të zhdukur vetëm disa orë më parë

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Cërniçe të Shkupit, ku një çift shtetasish nga Taivani është gjetur pa shenja jete në një apartament, në ndërtesën e njohur edhe si vendbanimi i dikurshëm i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Bëhet fjalë për një grua 50-vjeçare (Ç.T.J.) dhe bashkëshortin e saj 37-vjeçar (Sh.L.F.), trupat e të cilëve janë gjetur rreth orës 13:50.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për faktin se vajza e gruas, N.M., kishte denoncuar zhdukjen e tyre në polici vetëm disa orë më herët, në orën 00:49 të 2 shtatorit.

Prania e madhe e policisë dhe automjeteve funerale alarmoi banorët e zonës, të cilët nuk kishin dijeni se çfarë kishte ndodhur brenda apartamentit.
Nga këqyrja fillestare e mjekut të Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupat e viktimave.

Trupat janë dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat misterioze të kësaj ngjarjeje tragjike në Shkup.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!