Tuesday, September 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionArbëresha Vlashi: Çfarë i ndodh një fshati kur i mbyllet shkolla?

Arbëresha Vlashi: Çfarë i ndodh një fshati kur i mbyllet shkolla?

Çfarë i ndodh një fshati kur i mbyllet shkolla?

Në fillim duket sikur mbyllet vetëm një derë. Por në të vërtetë, kur mbyllet shkolla, fillon të mbyllet ngadalë edhe vetë fshati.

Edhe nëse në një klasë janë vetëm 3 nxënës, ata 3 fëmijë janë 3 familje që ende kanë arsye të qëndrojnë aty. Janë zëri i fëmijëve në mëngjes, janë gjallëria e rrugëve, janë e ardhmja e atij vendi. Kur ata detyrohen të udhëtojnë diku tjetër për të mësuar, familjet fillojnë të mendojnë: Pse të qëndrojmë këtu? Dhe kështu nis shpërngulja.

Sot janë 3 nxënës. Nesër mund të mos ketë asnjë. Sepse kur largohet shkolla, largohen fëmijët; kur largohen fëmijët, largohen familjet; dhe kur largohen familjet, fshati mbetet gjithnjë e më bosh.

Një shkollë me 3 nxënës mund të duket ekonomikisht e vogël, por vlera e saj për një komunitet është shumë më e madhe se numri në regjistër. Shkolla nuk është vetëm një ndërtesë ku zhvillohet mësimi. Është zemra e fshatit, një pikë takimi, një simbol se aty ende ka jetë dhe se aty ende besohet në të ardhmen.

Nëse duam t’i mbajmë gjallë fshatrat, nuk mund të fillojmë duke ua mbyllur shkollat. Sepse një fshat pa shkollë nuk është thjesht një fshat me një institucion më pak. Është një fshat që po humbet të ardhmen e tij.

Arbëresha Vlashi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!