Monday, August 31, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniUlet çmimi i naftës, shtrenjtohen benzina! Këto janë çmimet

Ulet çmimi i naftës, shtrenjtohen benzina! Këto janë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE) ka marrë vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht, të ulen me 2,06% krahasuar me përllogaritjen e mëparshme.

Nga 1 shtatori, në orën 00:01, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jenë dukshëm më të lirë, ndërsa çmimet e benzinës do të rriten.

EURODIZEL (D-E V): ulet me 6,50 denarë/litër, duke arritur në 95,00 denarë/litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1): ulet me 3,50 denarë/litër, duke arritur në 97,00 denarë/litër.

” ”
EUROSUPER BS-95: rritet me 1,00 denar/litër, në 94,00 denarë/litër.

EUROSUPER BS-98: rritet me 1,00 denar/litër, në 96,00 denarë/litër.

Mazuti M-1 NS: ulet me 1,166 denarë/kg, në 44,410 denarë/kg.

Sipas KRRE-së, çmimet referente në tregun botëror janë rritur për benzinat me 2,212%, ndërsa për dizelin kanë shënuar ulje prej 8,237%, për vajin ekstra të lehtë 4,389% dhe për mazutin 2,793%. Kursi i denarit ndaj dollarit amerikan është ulur me 0,5477%.

KRRE thekson se këto janë çmimet maksimale të përcaktuara. Tregtarët me shumicë dhe pakicë kanë të drejtë t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta se këto kufij maksimalë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!