Monday, August 31, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRevoltohen prindërit në Bogovicë/ Kundërshtojnë mbylljen e shkollës dhe kërkojnë reagim nga...

Revoltohen prindërit në Bogovicë/ Kundërshtojnë mbylljen e shkollës dhe kërkojnë reagim nga institucionet

Prindërit e nxënësve nga fshati Bogovicë, së bashku me Bashkësinë Lokale, kanë shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e tyre ndaj mbylljes së shkollës në këtë vendbanim rural, shkruan Struga Ekspres.

Sipas tyre, vendimi për mbylljen e shkollës krijon vështirësi të mëdha për nxënësit, të cilët tashmë duhet të udhëtojnë rreth 7 kilometra për të ndjekur mësimin në Tatesh.

Në shkollën e Bogovicës janë vetëm 3 nxënës, nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Prindërit theksojnë se distanca është veçanërisht problematike gjatë muajve të dimrit, kur kushtet atmosferike përkeqësohen dhe rrugët bëhen më të vështira për qarkullim.

“Është e pamundur që fëmijët të udhëtojnë çdo ditë 7 kilometra në shi, borë dhe temperatura të ulëta”, shprehen prindërit, duke kërkuar që të merret parasysh siguria dhe mirëqenia e nxënësve.

Bashkësia Lokale e Bogovicës do ti drejtohen
Komunës dhe Ministrisë së Arsimit me kërkesë për reagim dhe gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem.

Banorët kërkojnë që institucionet të rishqyrtojnë vendimin për mbylljen e shkollës dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme që fëmijët e Bogovicës të mund ta ndjekin mësimin në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.

Prindërit dhe Bashkësia Lokale presin që institucionet të reagojnë sa më shpejt, veçanërisht para fillimit të sezonit të dimrit.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!