Më 27 gusht 2026, në orën 14:40, në SPB Ohër është raportuar se një person 48-vjeçar nga fshati Leskoec i Ohrit, i punësuar në një kompani telekomunikacioni, gjatë kryerjes së detyrave të punës në fshatin Elshan, ka rënë nga një shtyllë.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e kanë kryer prokurori publik, inspektor i punës dhe ekipe policore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, njoftojnë nga MPB.
(Struga Ekspres)













