Friday, August 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa nga cili vend i RMV-së janë 3 personat që humbën jetën...

Ja nga cili vend i RMV-së janë 3 personat që humbën jetën në Slloveni

Familja jetonte në Itali, në automjet ndodhej edhe gjyshja.

Një person i rritur dhe dy fëmijë humbën jetën në aksidentin në autostradën A1 pranë Unecit në Slloveni. Kryetari i Komunës së Qendrës Zhupa thotë se familja e ka origjinën nga Zhitineni, ndërsa jetonte në Ravenë.

Tre shtetasit maqedonas që humbën jetën në aksidentin e rëndë trafiku në Slloveni janë nga fshati Zhitineni, Komuna e Qendrës Zhupa. Familja jetonte në Ravenë, Itali.

Mes viktimave janë dy fëmijë dhe një person i rritur. Në automjet ndodheshin prindërit e fëmijëve dhe gjyshja e tyre, nëna e shoferit, ka deklaruar kryetari i Komunës së Qendrës Zhupa, Arijan Ibrahim.

– Nuk kam fjalë me të cilat mund ta shpreh dhimbjen për këtë tragjedi të tmerrshme që tronditi banorët e komunës sonë. Familja është me origjinë nga fshati Zhitineni, ndërsa jeton në Ravenë, Itali. Lutemi për shërimin e dy personave të tjerë të lënduar – deklaroi Ibraimi për MIA-n.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme më herët njoftoi se në aksident kishin humbur jetën tre shtetas maqedonas dhe se policia e Koperit e kishte informuar ambasadën maqedonase në Lubjanë se bëhej fjalë për një person madhor dhe dy persona të mitur.

Aksidenti i rëndë i trafikut ndodhi në autostradën A1, pranë Unecit në Slloveni. Edhe dy persona të tjerë, shtetas maqedonas, u plagosën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!