Moti sot në Strugë pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell, me temperatura të larta gjatë ditës. Temperaturat në qytet do të lëvizin nga rreth 24°C në orët e mëngjesit, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në rreth 33–34°C.
Edhe në pjesën më të madhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat e larta do të jenë veçanërisht të theksuara gjatë orëve të pasdites.
Sipas të dhënave meteorologjike, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë orëve me temperatura më të larta, veçanërisht personat më të ndjeshëm ndaj vapës.
(Struga Ekspres)













