Veleshta meriton përfaqësim, jo anashkalim!
Z. Bilall Kasami ka paralajmëruar se në shtator pritet rikonstruimi i Qeverisë, me ndryshime në pozitat e zëvendësministrave, zëvendësdrejtorëve dhe drejtorëve që i takojnë VLEN-it.
Ky është momenti kur duhet të shihet nëse fjalët për meritokraci dhe përfaqësim të drejtë do të zbatohen edhe në praktikë. Veleshta ka dhënë vota, mbështetje dhe kontribut, por përfaqësimi i saj vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur.
Nuk është e drejtë që Veleshta të kërkohet vetëm kur duhen votat, ndërsa kur ndahen përgjegjësitë dhe pozitat, të harrohet.
Nëse kontributi vlerësohet me votë, atëherë duhet të vlerësohet edhe me përgjegjësi. Veleshta nuk kërkon privilegj, por përfaqësim dhe respekt për kontributin e saj.
Shtatori do të jetë një moment i mirë për të parë nëse Veleshta do të ketë vendin që meriton.
Eugen Shej-VLEN













