Sunday, August 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: E vërteta në Strugë do të "dalë sheshit" vetëm kur...

Lindim Etemi: E vërteta në Strugë do të “dalë sheshit” vetëm kur Mendi Qyra do t’u hap rrugë njerëzve të ndershëm të flasin dhe punojnë kurse mashtruesit dhe hajdutët ti nxjerrë nga komuna

Në Strugë, e vërteta shpesh nuk pranohet si vlerë, por si kërcënim. Kush flet drejt, nuk përgëzohet; etiketohet, përgojohet dhe përballet me dyer të mbyllura. Sepse e vërteta prish heshtjen dhe ua shqetëson rehatinë atyre që janë mësuar të jetojnë me interesa, kompromise dhe maska.

E vërteta në Strugë do të “dalë sheshit” vetëm atëherë kur Mendi Qyra t’u hapë rrugë njerëzve të ndershëm të flasin dhe të punojnë kurse mashtruesit e hajdutët t’i nxjerrë nga komuna.

Sepse ndryshimi nuk fillon me deklarata, por me qëndrime.

Nëse duam një Strugë më të pastër, atëherë duhet të ketë vend për njerëzit që flasin drejt, që nuk shërbejnë për interesa personale dhe që nuk heshtin përballë padrejtësisë. Ndërsa ata që e kanë kthyer institucionin në hapësirë për interesa, manipulime dhe përfitime personale duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të largohen.

E vërteta nuk vret. Ajo vetëm i dhemb atij që ka arsye ta fshehë.

Struga nuk pastrohet duke heshtur. Pastrohet kur të ndershmit flasin, kur qytetari ngre zërin dhe kur institucionet u hapin derën njerëzve të duhur.
Sepse vetëm atëherë e vërteta nuk do të jetë më kërcënim.
Do të bëhet shesh.
Lindim Etemi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!