💣
FC Young Team – FABRIKË ! 🏭⚽️
Ditmir Hoxha u rrit dhe u zhvillua në shkollën tonë që nga mosha 4-vjeçare. Sot, pas 14 viteve të punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit, ai është pjesë e skuadrës së madhe të Leeds United në Angli! 🇬🇧
Ky është dëshmia më e bukur se puna e palodhur një ditë kthehet në suksese të mëdha.
Ne nuk ndërtojmë vetëm ekipe, ne ndërtojmë lojtarë dhe ëndrra.
Çdo ditë punojmë me përkushtim për të zhvilluar talentet e rinj dhe për t’i përgatitur për nivelet më të larta.
FC Young Team – një fabrikë lojtarësh që vazhdon të prodhojë histori! 🏭
Urime Ditmir! Jemi krenarë për ty!
Historia e tij le të jetë motiv dhe inspirim për çdo fëmijë të FC Young Team.
Nëse punon fort, beson te vetja dhe nuk dorëzohesh, një ditë edhe ëndrra jote mund të bëhet realitet. ⭐️













